Dy golat e Interit brenda 11 minutave – ky ishte reagimi i Ibrahimoviqit

Interi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve. “Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net. Kuqezinjtë u tronditën vetëm pas 11 minutave lojë kur Interi avancoi 0:2 me golat e Dzekos dhe Mkhitaryan. Dy golat në fillim të ndeshjes ishin një…

Sport

11/05/2023 09:57

Interi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net.

Kuqezinjtë u tronditën vetëm pas 11 minutave lojë kur Interi avancoi 0:2 me golat e Dzekos dhe Mkhitaryan.

Dy golat në fillim të ndeshjes ishin një “dushë i ftohtë akull” jo vetëm për futbollistët, por për gjithë kampin e Milanit.

Reagim dëshpërues pas dy golave të pësuar u pa edhe në fytyrën e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq i cili për shkak të lëndimit nuk ishte i përfshirë në ekip.

Në një moment kamera ka fokusuar edhe suedezin që tërësisht i pafuqishëm dhe i zhgënjyer, nuk kërkon të shoh më tepër duke qenë fytyra e çdo tifozi të Milanit pas këtij derbi me Interin./Lajmi.net/