Dy gola e raste me “bollëk”, Liverpooli arkëton pikët e plota në udhëtim te Burnley

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi te Burnley, në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në elitën e futbollit anglez. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp triumfuan 0:2 kundër Burnleyt, në stadiumin “Turf Moor”, shkruan lajmi.net. Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez shënoi golin e parë në minutën e gjashtë nga largësia. “Të Kuqtë”…

Sport

26/12/2023 20:24

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi te Burnley, në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në elitën e futbollit anglez.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp triumfuan 0:2 kundër Burnleyt, në stadiumin “Turf Moor”, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez shënoi golin e parë në minutën e gjashtë nga largësia.

“Të Kuqtë” përmes një aksioni mirë të ndërtuar shënuan edhe në minutën e 55-të me anë të Elliott, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Po shënohej minuta e 90-të kur Diogo Jota vulosi epilogun e ballafaqimit me golin e dytë të realizuar.

Liverpooli përkundër dy golave goditi 10 herë portën e nikoqirëve, krahas 14 tentimeve tjera.

Sidoqoftë, Liverpooli me këtë fitore ngritet në pozitën e parë me 42 pikë, dy më shumë se Arsenali që ka një takim më pak.

Burnley mbetet i parafundit me vetëm 11 pikë të grumbulluara pas 19 takimeve./Lajmi.net/