Dy fytyrat e Listës Serbe

Lista serbe nuk kthehet në Qeverinë e Kosovës, siç thonë spekulimet e disa mediave, tha sot zëdhënësi i Listës Sërpska, Igor Simiq

Lajme

08/05/2018 14:41

Por, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e udhëhequr nga pjesëtari i kësaj partie Nenad Rikalo i ka ndarë 2 milionë euro për të përkrahur zhvillimin e bujqësisë në Mitrovicën e Veriut.

Me 2 milionë euro do të përkrahen disa sektorë: Sektori i pemëve, Sektori i pemëve, Sektori i qumështit dhe mishit, Sektori i hurdhave të peshqve, Sektori i frutave pyjore jo drusore dhe bimëve aromatike. Në secilën prej këtyre sektorëve që do të përkrahen janë specifikuar edhe investimet që janë të pranueshme ose që do të mund të përkrahen nëpërmjet të granteve.

“Nuk pati biseda për rinisjen e veprimeve tona në qeveri, dhe asgjë nuk ndryshoi që nga momenti kur u largua nga koalicioni qeverisës,” tha Simiq në mënyrë kategorike, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Ai shton se ata janë të vetëdijshëm se vendimi i tyre do të rezultojë në një homogjenizim të mëtejshëm të aktorëve politikë shqiptarë. “Ne e kuptojmë pakënaqësinë e atyre që sot e kuptojnë se pa përfaqësuesit e zgjedhur serbë nuk mund të gënjejnë ekzistencën e pluralizmit politik dhe të një shoqërie multietnike, por përsëri theksojmë se nuk jemi fajtorë për këtë situatë”, tha Simiq.

Në anën tjetër mediat kosovare sot njoftuan se kthimi i plotë i Listës Serbe në qeveri pritet brenda pak ditësh.