Dy binjakët kosovarë në llupën e gjigantit gjerman, e konfirmon Fabrizio Romano

Te ekipi U16 i BSC Young Boys luajnë aktualisht dy vëllezër binjakë kosovarë, që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare që në moshën 16-vjeçare. Erblin dhe Euron Bajraktari mund të transferohen te Borussia Mönchengladbach gjatë verës.  Të rritur në akademinë e FC Fribourg, binjakët Bajraktar iu bashkuan ekipit U16 të Young Boys verën e kaluar.  Të dy…

Sport

15/06/2025 18:52

Te ekipi U16 i BSC Young Boys luajnë aktualisht dy vëllezër binjakë kosovarë, që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare që në moshën 16-vjeçare.

Erblin dhe Euron Bajraktari mund të transferohen te Borussia Mönchengladbach gjatë verës. 

Të rritur në akademinë e FC Fribourg, binjakët Bajraktar iu bashkuan ekipit U16 të Young Boys verën e kaluar. 

Të dy janë pjesë e skuadrës që pak javë më parë fitoi Kupën e Zvicrës për U16, ndërsa aktualisht ndodhen në finalen e fazës “playoff” të kampionatit, pas një paraqitjeje të shkëlqyer. 

Të lindur më 4 shkurt 2009, talentët premtues të Bernës janë në garë për një tjetër trofe, por pas kësaj, për ta mund të vijë një hap i madh në karrierë. 

Sipas raportimit nga Fabrizio Romano, Borussia Monchengladbach i ka hedhur sytë nga dyshja e talentuar. Bëhet e ditur se bisedimet e para kanë tashmë filluar. 

Të dy vëllezërit mund të mbulojnë plotësisht krahun e djathtë të fushës. 

Euroni është sulmues anësor që mund të luajë si në të djathtën, ashtu edhe në të majtën. Erblini ndërkohë është mbrojtës i djathtë. 

Të dy ata kanë dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare, teksa përfaqësojnë grupmoshat U16 të Zvicrës.