Dukagjini thellon gjendjen e Trepçës ’89, vazhdon rrugëtimin për Evropë
Dukagjini ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Trepçës. Skuadra nga Klina fituan 3:1 ndaj mitrovicasve, shkruan lajmi.net. Serinë e golave vendasit e nisën mjaft herët, duke shënuar qysh në minutën e 8;. Ishte Marclei Santos, ai i cili i dha epërsinë Dukagjinit. Kurse për 2:0 u përkujdes Oto John në minutën e…
Sport
Dukagjini ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Trepçës.
Skuadra nga Klina fituan 3:1 ndaj mitrovicasve, shkruan lajmi.net.
Serinë e golave vendasit e nisën mjaft herët, duke shënuar qysh në minutën e 8;.
Ishte Marclei Santos, ai i cili i dha epërsinë Dukagjinit.
Kurse për 2:0 u përkujdes Oto John në minutën e 14’ të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Edhe në 45 minutat e tjerë më efikas ishin Dukagjini, duke shënuar edhe njëherë.
Në minutën e 52’ realizoi Altin Merlaku.
Mysafirët e tëra që mund të bënin ishte goli i nderit.
Atë e shënoi Erdin Dushi, në minutën e 54’.
Me këtë fitore Dukagjini vazhdon rrugëtimin për në Evropë, pasi ndodhen në vendin e katërt me 50 pikë, kurse Trepça ’89 zë vendin e nëntë me 37 pikë./Lajmi.net/