Duka kundër lojtarëve të huaj në Kombëtare

Armando Duka është shprehur kundër lejimit të lojtarëve të huaj që të luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

21/10/2015 16:34

Kjo deklarate e kreut të FSHF-së, vije pas spekulimeve për dhënien e nënshtetësisë shqiptare, sulmuesit nigerian të Skënderbeut, Peter Olainka.

“Lojtari në fjalë është një talent i madh, por ky është koncepti im, s’ka lidhje me individin”, tha ai në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’.

“Cdo ekip kombëtar duhet që të shprehi kulturën, mënyrën e të emocionurit, si jeton me humbjen, apo si feston kur fiton kombi i tij, pra edhe njëherë jam kundër të huajve në ekipin kombëtar”, shtoi Duka.