Duka ka një premtim për kualifikimin e Shqipërisë

Armand Duka, kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, u ka premtuar premi lojtarëve nëse e mposhtin Rumaninë.

Sport

18/06/2016 14:17

Kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka një lajm të mirë për Kombëtaren shqiptare para ndeshjes me Rumaninë, e cila do të luhet të dielën në Lyon nga ora 21:00, në kuadër të Grupi A të Euro 2016.

Numri një i futbollit shqiptar u ka premtuar premi lojtarëve nëse e mposhtin Rumaninë. Arritja e një rezultati pozitiv historik ndaj Rumanisë, jo vetëm do të zmadhojë festën e shqiptarëve, por edhe do të shpërblehen edhe nga UEFA.

“Bonusi është shumë i madh. Dëshira është shumë e madhe. Ky ekip, këta lojtarë janë aq shumë të lidhur me fanellën, me ndjenjat kombëtare sa nuk ka vlerë më të madhe sesa kjo. Vlera ekonomike nuk është diskutuar ndonjëherë dhe nuk është një motiv më tepër për rezultat. Por, nëse ka ia dalim me sukses, jo vetëm federata e futbollit, por të gjithë nga gëzimi do ti shpërblenin financiarisht, për të treguar sa shumë e donim rezultatin pozitiv”,a ka deklaruar Duka për Top Channel.

Kurse, mediat rumune kanë paralajmëruar se Federata e Futbollit e Rumanisë Rumania do t’i shpërblejë lojtarët me 1.5 milionë euro nëse kualifikohen.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.