Duka dhe De Biasi në varrimin e babait të Mavrajt (Foto)
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bashkë me trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, kanë marrë pjesë në varrimin e babait të Mërgim Mavrajt.
Sport
04/04/2015 17:14
Armand Duka dhe Gianni De Biasi e ngushëlluan lojtarin në varrimin që u mbajt sot duke filluar nga ora 16:00 në Istog.
Babai i qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, vdiq të premten pas një sëmundje.