“Duhesh me u ndalë” Osmanit nuk i pëlqen qasja e Adriatik Kelmendit, nervozohet me të

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është nervozuar me pyetjet e gazetarit Adriatik Kelmendi gjatë një intervistë që kjo po e jep aktualisht në emisionin “Rubikon”. Osmani është përballur me pyetje nga gazetari në lidhje me mënyrën se si i menaxhuan ajo dhe Lumir Abdixhiku negociatat me Vetëvendosjen rreth emrit të presidentit. “Për…

Lajme

03/09/2026 22:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është nervozuar me pyetjet e gazetarit Adriatik Kelmendi gjatë një intervistë që kjo po e jep aktualisht në emisionin “Rubikon”.

Osmani është përballur me pyetje nga gazetari në lidhje me mënyrën se si i menaxhuan ajo dhe Lumir Abdixhiku negociatat me Vetëvendosjen rreth emrit të presidentit.

“Për këtë po e them, mosmenaxhim i mirë i procesit po ju len juve si LDK duke e shigjetuar njëri tjetrin”, u shpreh gazetari.

Këtu ndërhyu Osmani duke thënë: “Tash je tu folë veç vet, duhesh me u ndalë. S’je tu më lanë hapësirë me u përgjigj”.

“A mund të shtroj pyetje apo s’mund?”, tha Kelmendi.

“Tanë kohën po jep konstatime pa ma dhënë mundësinë për me u përgjigj”, u shpreh Osmani më pas.