Dueli i milionave, këto janë premiot e dy federatave

Rumani-Shqipëri nuk do të luhet vetëm në fushën e lojës. Dueli final në Grupin A që mund të përcaktojë një prej ekipeve që do të kalojë në raundin tjetër të Europianit ka nisur nëpër zyra.

Sport

19/06/2016 14:03

Federatat e dy vendeve kanë hapur thesin dhe duan të motivojnë në maksimum futbollistët e tyre për të hedhur hapin drejt historisë.

Federatat e të dyja skuadrave do të përfitojnë afro 10 milionë euro nga UEFA në rast se arrijnë të kualifikohen mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit.

Këtë shumë kanë vendosur ta ndajnë edhe me futbollistët dhe stafin. Rumania ka premtuar 2,5 milionë euro premio në rast kualifikimi, ndërsa Shqipëria 2 milionë, transmeton Panorama Sport.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.