Duda Balje nuk ndryshon qëndrim, thotë se s’ka votë për president
Deputetja tjetër nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës për presidentin. Balje deklaroi se nuk ka pasur as takim e as marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. “Do ta shohim se si do të zhvillohet sot. Për president është problem. Në këtë moment nuk e shoh…
Lajme
Deputetja tjetër nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës për presidentin.
Balje deklaroi se nuk ka pasur as takim e as marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Do ta shohim se si do të zhvillohet sot. Për president është problem. Në këtë moment nuk e shoh se si do të dalim nga kjo krizë. Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kemi pasur asnjë marrëveshje dhe derisa është kështu, unë nuk e shoh të arsyeshme ta jap votën time… nuk e besoj se kanë nevojë për votën time”, tha ajo para mediave.