PDK s’do ta votoj kandidatin e VV-së | Gruda: Shkelja e afatit Kushtetues nuk e shuan detyrimin për të themeluar Kuvendin – shpresoj që sot të mos jetë një lojë e radhës politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në një adresim për media para fillimit të seancës ka thënë se PDK nuk do ta votoj kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendi. Ai ka thënë se përkundër që afatet Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, kjo nuk e shuan obligimin që të themelohet, transmeton lajmi.net. Gruda po…

Lajme

09/09/2026 11:01

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në një adresim për media para fillimit të seancës ka thënë se PDK nuk do ta votoj kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendi.

Ai ka thënë se përkundër që afatet Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, kjo nuk e shuan obligimin që të themelohet, transmeton lajmi.net.

Gruda po ashtu ka komentuar çështjen që Hashim Thaçi të shpallet President, ku sipas tij kjo nuk është temë.

Pjesë nga deklarimi i Përparim Grudës:

S’kemi pse e votojmë, VV është e obliguar për të gjetur votat për kandidatin e vetë. Të tjerat i adresojmë në seancë, kryetari Hamza do të ketë një adresim.

Ne kemi thënë që Kuvendi duhet të themelohet edhe pas afatit Kushtetues, sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kuvendi duhet të themelohet edhe pas afatit sepse shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për të themeluar atë. Ajo që po ndodh sot është kërkesa jonë që kemi pasur të paktën në muajin e fundit. Mirë që kemi ardhur në këtë ditë, shpresoj që kjo mos të jetë një lojë e radhës politike, për të thirrur një seancë dhe për të mos e themeluar Kuvendin. Kjo se çka po ndodh sot është në linjë me atë që kemi thënë ne. 

Ne kemi thënë se do ta themelojmë Kuvendin për shkak të një ngjarje historike që ka Kosova, 16 shtatorin. Pas kësaj date, do të jemi në një kapitull të ri për Kosovën dhe atëherë do të vlerësojmë nëse çështja do të shkoj në Gjykatë Kushtetuese.

Nuk mendoj se kjo është temë sot. Hashim Thaçi duhet të jetë i lirë, kjo është tema. Duhet të jetë i lirë dhe ne jemi të bindur se do të jetë i lirë me 16 shtator./lajmi.net/