​Gruda: VV-ja duhet t’i sigurojë votat për kandidatin e vetë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka për obligim të votojë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit. Sipas tij, sigurimin e votave për këtë kandidat, duhet ta bëjë vetë partia propozuese Gruda: S’kemi pse e votojmë ne kandidatin e Vetëvendosje “S’kemi pse e…

Lajme

09/09/2026 11:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka për obligim të votojë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Sipas tij, sigurimin e votave për këtë kandidat, duhet ta bëjë vetë partia propozuese

Gruda: S’kemi pse e votojmë ne kandidatin e Vetëvendosje

“S’kemi pse e votojmë ne, Vetëvendosja është e obliguar të gjejë votat për kandidatin e vet”, tha Gruda.

Gruda ka deklaruar se PDK-ja për momentin, nuk do ta dërgojë çështjen e zgjedhjes potenviale të kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, pasi synimi i kësaj partie, sipas tij, është konstituimi i parlamentit, për shkak të sic tha, rëndësisë që ka 16 shtatori për Kosovën..

Gruda: Pas 16 shtatorit do të jemi në një kapitull të ri për Kosovën

“Momentalisht jo, ne kemi thënë se do të themelojmë kuvendin për shkak të një ngjarje historike që ka Kosova 16 shatorin, pas 16 shtatorit do të jemi në një kapitull të ri për Kosovën, dhe atëherë do të vlerësojmë nëse çështja do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese ose jo”, tha ai.

Ai ka thënë se PDK-ja e ka mbështetur themelimin e Kuvendit, edhe nëse kjo ndodh pas afatit kushtetues, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, mënyra se si po themelohet Kuvendi dhe vendimet që do të merren më pas mund të ngrenë pikëpyetje për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e tyre.

Gruda: Ne kemi thënë që Kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit Kushtetues

“Ne kemi thënë që Kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit Kushtetues, sepse Gjykata ka thënë, që kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për ta themelu atë. Ajo që po ndodh sot është kërkesa jonë që kemi pas të paktën muajin e fundit, hajdeni themeloni kuvendin. Mirë që erdhëm në këtë ditë, shpresoj që sot mos të jetë një lojë e radhës politike, për të thirrur seancë e për të mos e themeluar kuvendin. Kjo që po ndodh sot është në linjë me atë që kemi thënë ne. Vendimet që dalin nga ky kuvend, dhe forma si po themelohet, unë mendoj që e vendos në pikëpyetje kushtetutshmërinë, legalitetin e veprimeve që dalin nga ky kuvend, por atë do të shohim në vijim”, ka thënë Gruda.

I pyetur për deklaratën e deputetës, Ganimete Musliut se Hashim Thaçi duhet të jetë president, Gruda tha se kjo nuk është tema kryesore e ditës.

“Thaçi president”, Gruda thotë se kjo nuk është temë sot

“Nuk mendoj që është temë kjo sot, Hashim Thaqi duhet të jetë i lirë. Ne jemi të bindur që do të jetë I lirë me 16 shtator”, ka theksuar ai.