Duarte i bashkohet Istanbul Basaksehirit
Mbrojtësi i Milanit, Leo Duarte, i është bashkuar zyrtarisht Istanbul Basaksehirit me një marrëveshje të përhershme.

Sport
Kuqezinjtë kanë konfirmuar shitjen e mbrojtësit në faqen e tyre me një deklaratë zyrtare.
“AC Milan mund të konfirmojë se Léonardo Campos Duarte da Silva është bashkuar me Stamboll Başakşehir në baza të përhershme.
“Klubi dëshiron t’i urojë Léo të gjitha më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.
Duarte kaloi një sezon e gjysmë në huazim te klubi turk, duke grumbulluar 54 paraqitje me klubin.
Sipas ‘Calciomercato.com’, İstanbul Basaksehir nuk e aktivizoi opsionin e tyre prej 5.5 milionë euro për të blerë dhe arriti të negociojë një tarifë më të ulët me kampionët e Serisë A./Lajmi.net/
Official Statement: Léo Duarte ➡️ https://t.co/uJv0ln6Dxf
Comunicato Ufficiale: Léo Duarte ➡️ https://t.co/vXpPHtCcH1
#SempreMilan pic.twitter.com/6xxqk6Blmp— AC Milan (@acmilan) July 8, 2022