“Dua të ndihmojë Spanjën ta njoh Kosovën” – deklarata e Muriqit bën bujë në mediat spanjolle
Vedat Muriqi, futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas pak ditë më parë është nderuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me “Çmimin Special 2022” në ceremoninë e Laureatëve. Me anë të një video-mesazhi, Muriqi në ceremoni bëri një deklaratë e cila ka bërë bujë në mediat spanjoll. “Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, shpresoj…
Sport
Vedat Muriqi, futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas pak ditë më parë është nderuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me “Çmimin Special 2022” në ceremoninë e Laureatëve.
Me anë të një video-mesazhi, Muriqi në ceremoni bëri një deklaratë e cila ka bërë bujë në mediat spanjoll.
“Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, shpresoj të ndihmoj shtetin tim, që Spanja një ditë të na njoh edhe si shtet” – deklaroi Muriqi.
Mediumi i madh spanjoll “Mundo Deportivo” i kushtoi një artikull të veçantë deklaratës së Muriqit.
“Muriqi: “Dua të ndihmojë Spanjën të na njohë si shtet”, shkruhet në titullin e artikullit të mediumit spanjoll, transmeton Lajmi.net.
28-vjeçari nga Prizreni është pjesë e Mallorcas që nga vera e vitit të kaluar, ndërsa ka “shpërthyer” këtë edicion duke shënuar 10 gola.
Muriqi është ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit ishullor që bën gara në La Liga./Lajmi.net/