‘Dua që kundërshtarët të kërkojnë mëshirë’
Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se ai nuk do të jetë i kënaqur me skuadrën e tij, derisa ajo të arrijë në atë nivel ku kundërshtarët do të kërkojnë mëshirë.

Sport
Van Gaal ka kërkuar nga skuadra e Manchester United të bëj një dominim të plotë te kundërshtarët e saj në secilin takim që do të luajë.
“Rekordet e mia në ndeshjet si mysafir nuk janë të dobëta. Si mysafir, skuadrat janë më të hapura dhe kërkojnë të sulmojnë”, tha Van Gaal për reporterët.
“Ne duhet të krijojmë një lojë të mirë ku do të dominojmë kundërshtarët në tërësi. Ne jemi duke dominuar për 45-60 minuta por duhet të dominojmë për 90 minuta ku kundërshtarët do kërkonin për mëshirë”, përfundoi ai.