Dua Lipa sërish del publikisht kundër Donald Trump, ka një thirrje për amerikanët

Dua edhe një herë bën thirrje që të mos e votojnë Trumpin.

ShowBiz

06/10/2020 15:15

Dua Lipa është emër shumë aktiv edhe në rrjete sociale, e cila jo rrallëherë prek edhe temat politike, shkruan lajmi.net.

Kohën e fundit, atë e kemi parë disa herë teksa flet për çështjen e zgjedhjeve në Amerikë dhe del kundër Donald Trump.

Njësoj veproi edhe me postimin e fundit, ku u bën thirrje gjithë amerikanëve që të votojnë për ta rrëzuar atë nga posti i presidentit.

Ditë më parë, Dua kishte shkëputur një fotografi nga debati që Trump pati me kundërkandidatin e tij, Joe Biden.

Në atë imazh, këngëtarja shqiptare ka ironizuar me flokët e Donald Trump, duke thënë se ‘edhe frizeri i tij e urren’, ani pse shpenzon shumë për flokët. /Lajmi.net/