Dua Lipa pas ‘New Love’ vjen me këngë të re (FOTO)
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka njoftuar nëpërmjet facebook se përgjatë fundjavës do të lansojë këngën e saj më të re.

ShowBiz
“Be The One” do të quhet projekti i ri muzikor që do të vijë në fund të kësaj jave Lipa ka publikuar një fotografi nga xhirimet në paralajmërimin e bërë në rrjete sociale.
“Kënga ime e re, ‘Be The One’, do të dalë në fund të kësaj jave!”. “Kjo pjesë nga xhirimet e tregon saktësisht se si ndihem”, ka shkruar këngëtarja.
Ajo më herët publikoi këngën e saj “New Love”, e cila është mirëprite shumë mirë nga adhuruesit, duke përfshirë edhe bende me ndikim të nivelit ndërkombëtarë.
Përndryshe, këngëtarja Dua Lipa karrierën e saj muzikore është duke e bërë në Angli./21Media
https://instagram.com/p/9ViHsGkrHy/?taken-by=dualipa
