Dua Lipa ndan momente intime me të dashurin, pozon sipër tij!

Pas përfundimit të 'Sunny Hill Festival', Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew janë nisur për në Turqi.

ShowBiz

15/08/2018 17:57

Duke qenë se ishin tejet të angazhuar përgjatë kësaj kohe në koncerte të ndryshme, çifti po shijojnë disa ditë pushimi, shkruan lajmi net.

Dhe tani, dyshja kanë sjell dy fotografi në rrjete sociale ku shihet se po argëtohen pafund gjersa, Lipa pozon mbi të dashurin.

Vetëm me një zemër ka zgjedhur Dua t’ia përshkruajë dashurinë, Isaacit të cilët tashmë nuk po i ndahen njëri-tjetrit.

Në koncertin “Sunny Hill Festival”, Dua mahniti publikun shqiptar e veshur kuq e zi e po ashtu me veprimet që bëri për publikun. /Lajmi.net/