Dua Lipa i gëzohet këtij suksesi të duetit “Levitating” me DaBaby
Dua Lipa po kryeson tabelat e Britanisë me këngën e re.

ShowBiz
Dua Lipa vazhdon të mbetet aktualisht ndër emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka pak kohë që solli bashkëpunimin “Levitating” me DaBaby, pasi e solli atë fillimisht në duet me Madonnën dhe Missy Elliot.
Përmes një postimi në Instagram, artistja bëri të ditur se kjo këngë po kryeson tabelat në Britani të Madhe.
“Levitating nga Dua Lipa bëhet kënga e 12-të në “top 20 hit” në “UK Singles Chart” këtë javë!”, thuhet në njoftimin që e postoi këngëtarja.
Ndryshe, kënga “Levitating” deri tani ka marrë mbi 21 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/
