Dua Lipa fillon xhirimet e klipit të ri, inspirohet nga vitet e 80’ta

Më në fund Dua Lipa fillon xhirimet e klipit.

ShowBiz

14/10/2019 18:26

Janë bërë gati një vit që kur Dua Lipa së fundmi kishte lëshuar projektin e fundit muzikore, por si qëndrojnë gjërat së shpejti këngëtaren do e shohim me një videoklip të ri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga Prishtina duket magjepsëse në një pallto ngjyrë portokalli për të cilën është inspiruar nga vitet e 80’ta, skenat e klipit po xhirohen në New York.

Ndërkohë, ylli shqiptar u përfol së fundmi në mediat rozë për shkak se kishte fshirë të gjitha postimet nga Instagrami, duke lënë më shumë hapësirë për dyshime. /Lajmi.net/