Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë në bisedime për rolet kryesore në filmin e ardhshëm të James Bond?
Dua Lipa dhe Callum Turner po përfliten për përfshirje në filmin e radhës të James Bond – njëri si këngëtare e kolonës zanore, dhe tjetri si aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit legjendar 007. Çifti i famshëm, që u fejua muajin e kaluar, ka gjasa 12 me 1 për të qenë…

ShowBiz
Dua Lipa dhe Callum Turner po përfliten për përfshirje në filmin e radhës të James Bond – njëri si këngëtare e kolonës zanore, dhe tjetri si aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit legjendar 007.
Çifti i famshëm, që u fejua muajin e kaluar, ka gjasa 12 me 1 për të qenë pjesë e filmit – sipas parashikimeve të kompanisë së basteve britanike William Hill.
Sipas të njëjtit burim, Dua Lipa, 29 vjeçe, ka një shans 15 me 8 për të ndjekur hapat e Adele dhe Billie Eilish në interpretimin e këngës hyrëse të filmit, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, partneri i saj, Callum Turner, 35 vjeç, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje për të pasuar Daniel Craig në rolin e James Bond – ku koeficienti i bastit për të është ulur në 7 me 2.
Zëdhënësi i William Hill, Lee Phelps, deklaroi: “Spekulimet për filmin e ri të James Bond janë duke u shtuar, dhe kemi parë mbështetje për çiftin Dua Lipa dhe Callum Turner për të qenë të përfshirë në projekt. Dua Lipa tashmë e ka dëshmuar veten në skenën e madhe dhe në studio muzikore, ndaj nuk është befasi që ajo po shihet si kandidate serioze për të sjellë këngën ikonike të radhës së Bond-it. Ndërkohë, Callum Turner po mbështetet gjithnjë e më shumë për të trashëguar rolin nga Daniel Craig – është vetëm pas favoritit aktual Aaron Taylor-Johnson”.
Si dyshe, ata kanë koeficient 12 me 1 për të qenë bashkë pjesë e filmit – një drejtim që do të ishte mjaft modern dhe i guximshëm për këtë seri klasike.
Pas muajsh spekulimesh, tre emra të fuqishëm janë përmendur si favoritë nga Coral Bookmakers: Aaron Taylor-Johnson, 35 vjeç (i njohur nga “Kick-Ass”), është favoriti kryesor me koeficient 9 me 4; Theo James, 40 vjeç (i njohur nga “Netflix” dhe “White Lotus”) ndjek me 4 me 1; Jack Lowden, 35 vjeç (aktor në “Dunkirk”) është në garë me koeficient 5 me 1.
Ylli i “Superman”, Henry Cavill, është gjithashtu në listë me koeficient 10 me 1.
Zëdhënësi i Coral, John Hill, deklaroi: “Mbështetja për Aaron Taylor-Johnson vazhdon të jetë e fortë, pavarësisht spekulimeve për emra të tjerë. Ai mbetet zgjedhja më e mundshme për të zëvendësuar Daniel Craig”.
Ndërkaq, aktori i “Spider-Man”, Tom Holland, besohet se është jashtë garës për shkak të angazhimit të tij në xhirimet e pjesës së katërt të Spider-Man, që do të titullohet “Spider-Man: Brand New Day”.
Amazon, e cila bleu MGM Studios për 8.5 miliardë dollarë në vitin 2022, ka bërë ndryshime të mëdha në drejtimin e francizës. Regjinë e filmit të ri të Bond-it do ta marrë Denis Villeneuve, regjisor francezo-kanadez, i njohur për sukseset si Dune (Pjesa I dhe II), Arrival, Blade Runner 2049, dhe Sicario.
Villeneuve, 57 vjeç, do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv së bashku me Tanya Lapointe. Ndër producentët zyrtarë të projektit janë Amy Pascal dhe David Heyman, të cilët pasojnë kujdestarët shumëvjeçarë të Bond-it, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson.
Villeneuve u shpreh: “Disa nga kujtimet e mia më të hershme të kinemasë lidhen me James Bond. Kam rritur duke i parë filmat e Bond-it me babain tim që nga ‘Dr. No’ me Sean Connery.
Jam fans i përbetuar i Bond-it. Për mua, ky është territor i shenjtë. Synoj ta nderoj këtë trashëgimi dhe të hap rrugën për misione të reja”.
Producentët Amy dhe David shtuan: “Denis Villeneuve ka qenë i dashuruar me filmat e James Bond-it që kur ishte fëmijë. Tani është ëndrra e tij dhe e jona që ta realizojmë këtë projekt me të”.
Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, të cilët kishin menaxhuar francizën që nga viti 1995, ia dorëzuan Amazon-it drejtimin në mars 2025 në një marrëveshje që besohet të ketë kapur shifrën mbi 1 miliard dollarë.
Që prej “No Time to Die” (2021), publiku ka mbetur pa një film të ri të James Bond-it. Me këto zhvillime të fundit, gjithçka tregon se një epokë e re po afron – me një regji të freskët, prurje të reja në kast dhe ndoshta një çift të famshëm si pjesë të kësaj sage ikonike.