Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen e parë në tapetin e kuq si burrë e grua
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si burrë e grua. Ata morën pjesë në premierën e filmit më të ri të aktorit britanik, “One Night Only”, e mbajtur të hënën në New York. Artistja tërhoqi vëmendjen me një…
ShowBiz
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si burrë e grua.
Ata morën pjesë në premierën e filmit më të ri të aktorit britanik, “One Night Only”, e mbajtur të hënën në New York.
Artistja tërhoqi vëmendjen me një fustan të personalizuar nga Ferragamo, të stiluar nga Lorenzo Posocco.
Nga ana tjetër, aktori i njohur u shfaq elegant me një kostum blu të errët nga Louis Vuitton.


