Dua fton të gjithë të luajnë me figurën e saj në video-lojën “FIFA 21”

Dua Lipa nga tani është pjesë e video-lojës "FIFA 21".

ShowBiz

27/11/2020 16:17

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po arrin suksese të shumta edhe jashtë industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Para pak dite u bë e ditur se figura e Duas është pjesë e video-lojës së re “FIFA 21”, bashkë me disa emra të tjerë.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një video, në të cilën shfaq një trajler që e paralajmëron lojën me figurën e saj.

Ajo fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj loje, e cila do të jetë e qasshme nga 21 dhjetori i këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Tani mund të luani si unë në FIFA 21, duke filluar nga 12 dhjetori”, ka shkruar Dua sipër asaj videoje.

Ndryshe, Dua Lipa sonte (e premte) do ta mbajë koncertin e shumëpritur virtual, në të cilin do të jenë të ftuar edhe shumë artistë të njohur. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)