Droni i Reuters-it tregon gjendjen e rëndë nga përmbytjet në Kosovë

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur nga mbrëmë në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona të ndryshme. Sipas informacioneve të deritanishme, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë ndër qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shumë shtëpi e prona tjera të kaplohen nga uji. Instituti Hidrometeorologjik i…

Lajme

06/01/2026 16:50

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur nga mbrëmë në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona të ndryshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë ndër qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shumë shtëpi e prona tjera të kaplohen nga uji.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën perëndimore të vendit, si në Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec e Klinë, por edhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.

Instituti paralajmëroi se këto reshje, me intervale dhe intensitete të ndryshme, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, “duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”.

“Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës, etj.), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit”, tha IHMK.

Për të parë më saktësisht gjendjen nga të reshurat, agjencia e lajmeve Reuters ka bërë incizime nga ajri me dron, pamje të cilat tregojnë shtëpi, automjete e toka bujqësore të mbuluara nga uji, të cilat mund t’i shihni më poshtë: