Drogba mund të luajë në Bologna

Didier Drogba mund të kthehet sërish në Europë.

Sport

02/11/2015 08:17

Drogba mund të luajë te skuadra e Serie A, Bologna, shkruan Daily Mirror.

Italianët janë duke e konsideruar huazimin e sulmuesit, i cili nuk do të ketë aktivitete me klubin Montreal Impact pas përfundimit të sezonit në Amerikë.

Ata janë duke hasur në probleme për gola, ndërsa Drogba mund të jetë zgjidhja e këtij problemi, dhe t’i ndihmojë ata për mbetje në Serie A.