Drogba bëhet pronar i anijës së garave elektronike: Jemi frymëzuar nga Senna dhe Schumacher

Legjenda e futbollit, Didier Drogba është bërë pronar i një ekipi të anijës së garave elektronike, dhe është gati për Kupën e Botës që mbahet për herë të parë në histori. E1 është kampionati i parë i garave me anije, të cilat do jenë të fuqizuara vetëm me enërgji elektrike, shkruan Lajmi.net 🇨🇮🚤 Didier Drogba…

Sport

02/06/2023 17:02

Legjenda e futbollit, Didier Drogba është bërë pronar i një ekipi të anijës së garave elektronike, dhe është gati për Kupën e Botës që mbahet për herë të parë në histori.

E1 është kampionati i parë i garave me anije, të cilat do jenë të fuqizuara vetëm me enërgji elektrike, shkruan Lajmi.net

Gjatë prezantimit, ish-lojtari i Chelseat tregoi se do të ndërojnë një ekip shumë të fortë, duke u frymëzuar nga legjendat e Formula 1.

“Ne do të ndërojmë një ekip të fortë. Jemi frymëzuar nga legjendat e Formula 1, si Senna, Schumacher dhe Leëis Hamilton”, u shpreh Didier Drogba

Kjo garë zhvillohet dy ditë, do të jenë pjesëmarrëse 12 ekipe me 24 pilotë dhe sigurisht në fund do të jetë vetëm një fitues./Lajmi.net/