Drita sot synon përmbysjen e Celjes në ndeshjen vendimtare të Ligës së Konferencës
Drita do të zbresë sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme evropiane të këtij sezoni, kur nga ora 18:45 do të përballet me Celjen në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Liga e Konferencës UEFA. Skuadra kosovare vjen në këtë takim pas humbjes 3–2 në ndeshjen e parë, e cila u…
Sport
Drita do të zbresë sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme evropiane të këtij sezoni, kur nga ora 18:45 do të përballet me Celjen në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Liga e Konferencës UEFA.
Skuadra kosovare vjen në këtë takim pas humbjes 3–2 në ndeshjen e parë, e cila u zhvillua javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pavarësisht disavantazhit minimal, Drita shpreson të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë një kualifikim historik në 1/8 e finales.
Nga ana tjetër, Celje hyn në këtë përballje me avantazh dhe vetëbesim të lartë, teksa ndeshja luhet para tifozëve të saj në Stadion Z’dežele. Skuadra sllovene synon të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, kur arriti deri në çerekfinale.
Gjithçka mbetet e hapur, ndërsa përballja e sotme pritet të dhurojë emocion dhe tension deri në minutën e fundit.