Drita shënon fitore bindëse ndaj Drenicës
Kampionët e Superligës së Kosovës, Drita, janë rikthyer te fitorja në kuadër të xhiros së tretë.

Sport
Në Gjilan, Drita ka mposhtur 4:1 Drenicë, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Ardian Nuhiut pati një pjesë të parë të jashtëzakonshme, duke shënuar tri gola.
Bujar Shabani në minutën e 2’, Hamdi Namani në minutën e 20’ dhe Kastriot Rexha në minutën e 44’, shënuan për Dritën në pjesën e parë.
Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Baton Zabërgja, në minutën e 47’.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Betim Haxhimusa, që në minutën e 81′ shënoi për 4:1.
Me këtë fitore Drita numëron 13 pikë, për t’u renditur në vendin e dytë./Lajmi.net/