Drita fiton në “Zahir Pajaziti”, merr edhe një dhuratë nga Prishtina
Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit në javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi nga Gjilani fitoi me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Lajmi.net Golin e parë në këtë sfidë e shënoi, Blendi Baftiu në minutën…
Sport
Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit në javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi nga Gjilani fitoi me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Lajmi.net
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi, Blendi Baftiu në minutën e 58’të. Kurse të dytin dhe për ta vulosur fitoren e “Intelektualëve” e shënoi, Ovuka në minutën e 90’të.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në pozitën e parë, tre më shumë se Ballkani që gjendet në pozitën e dytë (63).
Kujtomë që ekipi i Ilir Dajës barazoi me Prishtinën me rezultatin minimal 1 me 1, në ndeshjen e zhvilluar në bari sintetik në Suharekë./Lajmi.net/