Drita fiton derbin, rikthehet përkohësisht në krye të tabelës

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të të Superligës së Kosovës. “Intelektualët” fituan minimalisht 1 me 0 ndaj klubit kryeqytetas, në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan, shkruan Lajmi.net Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori…

Sport

22/04/2023 16:52

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të të Superligës së Kosovës.

“Intelektualët” fituan minimalisht 1 me 0 ndaj klubit kryeqytetas, në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan, shkruan Lajmi.net

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori anësor, Kastriot Selmani në minutën e 41’të të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Drita ngritët në pozitën e parë me 60 pikë, dy më shumë se vendi i dytë Ballkani, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse skuadra e Debatik Currit tani mbetët në pozitën e katërt me 41 pikë./Lajmi.net/