“Dridhen” tifozët e Real Madrid, Benzema lihet jashtë listës / Ndoshta e pushon…

Skuadra e Real Madrid sonte luan ndeshjen ndaj Getafes, e vlefshme për javën e 34-të në La Liga. Ajo që ra në sytë e tifozëve është lista e futbollistëve e publikuar nga Carlo Ancelotti për këtë ndeshje dhe mungesa e një ylli, shkruan Lajmi.net Bëhet fjalë për lojtarin francez, Karim Benzema, i cili nuk është…

Sport

13/05/2023 12:26

Skuadra e Real Madrid sonte luan ndeshjen ndaj Getafes, e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.

Ajo që ra në sytë e tifozëve është lista e futbollistëve e publikuar nga Carlo Ancelotti për këtë ndeshje dhe mungesa e një ylli, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për lojtarin francez, Karim Benzema, i cili nuk është në këtë listë, por nuk dihet ende arsyeja.

Edhe pse me shumë gjasa, trajneri italian ka dashur ta pushoj sulmuesin francez për këtë duel që të jetë i gatshëm për sfidën e vitit, ndaj Manchester Cityt.

Kujtojmë që Real Madridi tashmë është dorëzuar për titullin kampion në La Liga dhe pozita e tyre në tabelë i lë ata të luajnë pak më lirshëm këto ndeshjet e fundit./Lajmi.net/