Driblimi i Messit që nuk harrohet as pas pesë vitesh

Janë bërë pesë vjet nga koha kur Lionel Messi bëri një nga driblimet më të mira në karrierën e tij.

Sport

06/05/2020 18:42

Në vitin 2015, Barcelonas i duhej të kalonte Bayern Munich për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Në sfidën e parë, të fituar 3:0 nga Barcelona, Lionel Messi realizoi një super gol, që erdhi si rrjedhojë e një super driblimi të bërë ndaj Jerome Boateng.

Ylli argjentinas arriti të mashtronte Boatengun, me këtë të fundit që u rrëzua në tokë.

Në ndeshjen e kthimit në Gjermani, Bayern fitoi 3:2, por nuk mjaftoi për të kapur finalen.

Në finale, Barcelona mposhti 3:1 Juventusin./Lajmi.net/

YouTube player