Drenusha befason me deklaratën: Atilla nuk është baba i keq për fëmijët, ai është burrë i keq

Drenusha Latifi ka folur në Big Talk pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother. Ajo ka sqaruar të gjitha, deri te raporti me Atilla Kardesh, me të cilin ka qenë e martuar dhe ka dy fëmijë. Ish-banorja thekson se me të nuk do të ketë ndonjë komunikim të mirë, pas veprimeve…

ShowBiz

20/01/2025 18:31

Drenusha Latifi ka folur në Big Talk pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother.

Ajo ka sqaruar të gjitha, deri te raporti me Atilla Kardesh, me të cilin ka qenë e martuar dhe ka dy fëmijë.

Ish-banorja thekson se me të nuk do të ketë ndonjë komunikim të mirë, pas veprimeve që ka bërë.

Ndër të tjerash, Drenusha thekson se nuk është baba i keq për fëmijët, por burrë i keq.

“Nuk kam ndonjë komunikim. Nuk besoj që unë me Atillën kemi me pas ndonjë komunikim të mirë përderisa ai e zgjat dorën edhe thotë që gjithçka është në rregull, fëmijët kanë shkuar të gjyshja e vetë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ju normal që nuk e dini, as unë nuk e kam ditur se çfarë po ndodh jashtë mes atij, fëmijëve dhe familjes time. Nuk ka qenë puna vetëm me mi sjell këtu, të paktën t’i kisha parë ndonjëherë më kishin dhënë më shumë forcë”.

Latifi ndër të tjerash tha: “Shumë njerëz e di që më kanë paragjykuar pse ka hyrë, nuk kam thënë asnjëherë që Atilla ka qenë baba i keq për fëmijët, ai ka qenë burrë i keq. Baba i keq nuk kam thënë kurrë nuk ka qenë. Për që i ka shfrytëzuar fëmijët është e vërtetë dhe po vazhdon, mirëpo baba i keq nuk kam thënë kurrë”.