Drenasi, Fushë Kosova dhe Obiliqi me reduktime të ujit pas shpërthimit në Ibër Lepenc
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në Drenas nga ora 13:00 deri në 18:00 dhe në Fushë Kosovë e Obiliq nga ora 14:00 deri në 19:00. Siç ka njoftuar kjo kompani, reduktimet vinë për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në Drenas nga ora 13:00 deri në 18:00 dhe në Fushë Kosovë e Obiliq nga ora 14:00 deri në 19:00.
Siç ka njoftuar kjo kompani, reduktimet vinë për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok dhe “prurjes së pakët të ujit” nga ky kanal.
Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.
Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.
Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorporata Energjetike e Kosovës