Pas ngjarjeve të fundit Komuna e Vushtrrisë me mbledhje urgjente- dalin me disa rekomandime
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka treguar rekomandimet që u dhanë në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. “Pas ngjarjeve tragjike të dy ditëve të fundit, sot kam ftuar një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku kemi diskutuar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren për rritjen…

Lajme
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka treguar rekomandimet që u dhanë në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
“Pas ngjarjeve tragjike të dy ditëve të fundit, sot kam ftuar një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku kemi diskutuar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren për rritjen e sigurisë për qytetarët tanë”, ka shkruar Idrizi në Facebook.
“Rekomandimet nga ky takim janë: Drejtoria e Arsimit të mbajë takime të rregullta me prindëri, policia të shtojë kontrollin në të gjithë territorin, në shkolla dhe hapësira publike, gjithashtu shtimi i patrullimeve kombësore në zonat e frekuentuara, respektimi i orarit të punës të lokaleve afariste, gastronomi, si dhe lokalet që si veprimtari kanë videolojërat, në institucionet fetare të mbahen ligjërata vetëdijësuese kundër dhunës, dhe organizimi i fushatave vetëdijësuese”.
“Si Komunë e Vushtrrisë mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë, me qëllimin e vetëm që të ofrohet siguri e plotë për qytetarët tanë”./Lajmi.net/