Drejtori Sportiv i Napolit: S’ka asgjë të vërtetë në raport me Ronaldon

Drejtori Sportiv i Napolit, Giuntoli, ka hedhur poshtë zërat për një transferim të Cristiano Ronaldos te Napoli. Sipas tij, nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes, anipse klubi gëzon raporte të mira me agjentin e futbollistit, transmeton lajmi.net. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me Ronaldon. Ne kemi marrëdhënie të mira me Jorge…

Sport

31/08/2022 20:57

Drejtori Sportiv i Napolit, Giuntoli, ka hedhur poshtë zërat për një transferim të Cristiano Ronaldos te Napoli.

Sipas tij, nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes, anipse klubi gëzon raporte të mira me agjentin e futbollistit, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me Ronaldon. Ne kemi marrëdhënie të mira me Jorge Mendes – asgjë tjetër”, tha fillimisht ai.

Guintoli u pyet edhe për Navasin, teksa tha se aktualisht në skuadër kanë dy portierë të mirë dhe 99% nuk do të ketë ndryshim në skuadër. /Lajmi.net/