Drejtori sportiv i Juventus zbulon gjithçka rreth Bernardeschi – Barcelona

Javëve të fundit, Federico Bernardeschi është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Sport

27/01/2020 17:45

Fillimisht, flitej për një shkëmbim të mundshëm mes Bernardeschi dhe Ivan Rakitic, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

Lidhur me kalimin e mundshëm të italianit te Barcelona ka folur edhe drejtori sportiv i Juventus, Paratici.

“Juventus ka një skuadër të madhe me kualitet të lartë, kështu që është normale që klubet të duan lojtarët tanë” ka thënë Paratici për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

“Gjithsesi, nuk ka bisedime për Bernardeschi, as me Barcelonën, as me Milan” ka shtuar ai.

Barcelona në javën e fundit të merkatos duket se do të fokusohet vetëm për transferimin e mundshëm të Pierre Emerick Aubameyang. /Lajmi.net/