Drejtori sportiv i Dortmundit, Zorc mohon raportimet se Bellingham do largohet në verë

10:58 | 3 Nentor 2021

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka mohuar spekulimet se mesfushori Jude Bellingham do largohet në verë.

Ka pasur raportime të shumta, që Liverpool e kërkon me çdo kusht anglezin dhe do ofrojë deri 100 milionë euro për ta transferuar në verë, transmeton lajmi.net.

Por, Zorc ka bërë të ditur se Bellingham nuk largohet nga Dortmund dhe do vazhdojë të përmirësohet edhe më shumë.

“Bellingham mori një vendim në favor të Borussia dhe mënyrës si e përfaqësojmë ne. Zhvillimi i tij te Dortmund është ende herët nga përfundimi. Koka e tij është shumë e qartë”, deklaroi ai për Bild.

Ndërkohë, pos Liverpool, në garë mbesin edhe klubet e tjera angleze, si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United./Lajmi.net/