Drejtori sportiv i Dortmund përgënjeshtron fjalët e Haaland: Askush nuk po i bën presion – kjo është marrëzi
Drejtori sportiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka goditur Erling Haaland për fjalët që i tha pak ditë më parë.
Sport
Norvegjezi ditë më parë tha se Dortmundi po i bën presion atij për të vendosur sa më parë të ardhmen e tij, por insistoi se ai është duke u fokusuar aktualisht vetëm në futboll, për të performuar sa më mirë në fushë.
Pas këtyre fjalëve, ka reaguar drejtori sportiv i klubit gjerman, Watzke i cili ka mohuar fjalët e Haaland.
“Të thuash se Borussia do t’i jepte Erling një ultimatum është marrëzi. Nuk ka asnjë afat”, tha ai për ARD.
Watzke përsëriti se nëse Haaland do të largohej, BVB do të shkojë për zëvendësim siç bëri me Lewandowskin. /Lajmi.net/