Drejtori sportiv i Bayernit i mbyll derën Messit dhe flet për Haaland

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka siguruar se nuk e duan transferimin e yllit Lionel Messi, derisa ka folur edhe për Erling Haaland.

Sport

08/08/2021 18:59

Argjentinasi është agjent i lirë pasi u largua nga Barcelona pas plotë 18 viteve, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Salihamidzic ka konfirmuar se transferimi i Messit nuk është i konsiderueshëm.

“Fatkeqsisht nuk është e mundur. Nuk kemi negociuar dhe nuk e mendojmë”, tha ai.

Ndërkohë, drejtori sportiv konfirmoi interesimin për Haaland që edicionin tjetër do këtë klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

“Është lojtar shumë i mirë dhe i ri. Aty duhet të kesh vëmendje. Është futbollist që ndoshta çdo skuadër e do”.

Ndërkohë, Messi është pranë kalimit te PSG-ja./Lajmi.net/