Drejtori i Llapit kontribuon me 5 mijë euro në “Fondin e Sigurisë”
Drejtori ekzekutiv i Llapit, Bejtush Batatina ka kontribuar me 5 mijë euro në "Fondin e Sigurisë".

Sport
Ishte skuadra llapjane që përmes një komunikate të fundit ka zbuluar se Batatina ka kontribuar me 5 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Drejtori Ekzekutiv i K.F. Llapi, z. Bejtush Batatina, pronar i kompanisë zvicerane “Perfekta Bern Zollikofen GmbH” ka kontribuar me 5,000 Euro për Fondin e Sigurisë, e cila është hapur nga Qeveria e Kosovës.
Përkundër investimeve në klub, ai përsëri gjeti hapësirë të kontriboj për Sigurinë e Vendlindjes dhe Ushtrinë e Kosovës.
1.Bejtush Batatina në vitin 1990 i tha STOP regjimit serb dhe më pas mori rrugën e gurbetit, pastaj mbështeti financiarisht njerëzit e ilegales së asaj kohe për çlirimin e vendit tonë kurse tash kontribon financiarisht për rininë e vendit dhe klubin e qytetit.
Atdhe dashuria dhe besnikëria ndaj vendlindjes janë disa nga tiparet e veçanta që e karakterizojnë atë si personalitet”, shkroi klubi në komunikatë.
Ndërkohë, Llapi nuk është klubi i vetëm që ka dhuruar para për “Fondin e Sigurisë”, pasi javën e kaluar, para dhuroi edhe Ballkani (25 mijë euro) dhe Gjilani (50 mijë euro)./Lajmi.net/