Drejtori i Leverkusen: Nuk ka oferta për Havertz
Nuk ka akoma ndonjë ofertë zyrtare për Kai Havertz.
Sport
Mesfushori gjerman i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, është lojtari që po lidhet me transferimin e mundshëm te Chelsea.
Tash e disa javë, Chelsea shënjohen si favoritët për të transferuar lojtarin premtues, megjithatë deri më tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.
Kështu të paktën bën të ditur drejtori i Leverkusen, Simon Rolfes.
“Deri më tani nuk kemi ndonjë ofertë. Ne e dimë për interesimin e skuadrave, por nuk ka ofertë zyrtare”, ka thënë Rolfes, transmeton lajmi.net.
“Kemi thënë disa herë se do të mbyllim sezonin me skuadrën aktuale. Kjo përfshinë Kai”, ka shtuar drejtori i Leverkusen.
Mbetet të shihet nëse Chelsea ndërkohë do të nis ndonjë ofertë drejt zyrave në ‘BayArena’, pasi thuhet se marrëveshja personale me lojtarin ekziston. /Lajmi.net/