Drejtori i Emergjencës në QKUK për Isufin: U pranua me plagë nga arma e zjarrit, vazhdon trajtimin në Kirurgji Abdominale

I dyshuari për vrasjen e djeshme të dy miqve të tij, Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm. I njëjti u arrestua i plagosur dhe derisa po tentonte të fshihej në një shtëpi të pabanuar. Pas arrestimit ai është dërguar për trajtim në QKMF-në e Malishevës, por më pas u transferuar në QKUK. Në lidhje…

Lajme

07/11/2025 11:59

I dyshuari për vrasjen e djeshme të dy miqve të tij, Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm.

I njëjti u arrestua i plagosur dhe derisa po tentonte të fshihej në një shtëpi të pabanuar.

Pas arrestimit ai është dërguar për trajtim në QKMF-në e Malishevës, por më pas u transferuar në QKUK.

Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore para mediave është deklaruar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla deklaroi se ai u soll aty rreth orës 08:30, transmeton lajmi.net.

“Është pranuar një pacient mashkull i sjellur nga Policia e Kosovës, i lindur më 1984 me plagë të marra nga arma e zjarrit. Deri tani është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe ka vazhduar trajtimin pas ekzaminimeve të kryera dhe konsultave pacienti është transferuar në klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, deklaroi Syla.

Viktima në rastin e vrasjes së djeshme në Malishevë janë dy vëllezërit e gruas së dorasit, Naim dhe Driton Morina./Lajmi.net/