Drejtori i Dortmundit, Watzke: E di që Haaland është i joshur nga Real Madrid

E ardhmja e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland mbetet në dyshime.

Sport

27/09/2021 16:19

Norvegjezi ka klauzolë lirimi verën tjetër për 75 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Mes shumë klubeve evropiane që e duan, Real Madrid thuhet se është favoriti, derisa drejtori sportiv i Dortmundit thotë se lojtari është i joshur nga “Los Blancos”.

“Erling është person i vetëm. Ai do luajë në një nga klubet më të mëdha në botë, edhe pse tani është duke luajtur në një ndër klubet më të mira në botë”.

“Sigurisht, e di që Haaland është i joshur nga Real Madrid”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, ka raportime se gjatë janarit mund të arrihet një marrëveshje paraprake mes norvegjezit dhe klubit madrilen./Lajmi.net/