Drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Watzke u përgjigjet zërave për transferimin e Haaland tek Chelsea
Drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka folur për interesimin e Chelseat në Erling Haaland.
Sport
Watzke është përgjigjur ndaj zërave që lidhin Erling Haaland me një largim të mundshëm nga “Sigal Iduna Park” gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas gazetarit te Goal.com, Ronan Murphy, Watzke ka mohuar kategoriksiht një largim të Haaland këtë sezon, pavarësisht ofertave apo interesimeve nga klubet evropiane.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, ne e planifikojmë sezonin e ri me Erling Haaland”, deklaroi Hans-Joachim Watzke.
Sipas mediave angleze, Haaland po monitorohet nga Chelsea, skuadër e cila po mendon të bëjë ofertë prej 120 milionë euro./Lajmi.net/