Draxler në radarin e United
Manchester United i është futur garës për të siguruar shërbimet e superyllit të Schalkes, Julian Draxler.
Sport
E përditshmja angleze Daily Express raporton se Manchester United i është futur garës për të siguruar shërbimet e superyllit të Schalkes, Julian Draxler.
United kështu është duke i bërë konkurencë Arsenalit, i cili është për një kohë të gjatë në garë për shërbimet e Draxlerit.
Draxler vlerësohet diku rreth 45 milionë euro, ndërsa ai momentalisht është i lënduar dhe pritet të mungojë deri në fund të këtij viti.