Lirohen pengjet në Paris, plaçkitësi arratiset

Në Paris po ndodh një ngjarje e pazakontë. Një person ka po i mban peng disa persona, që numri i saktë nuk dihet ende, por që thuhet të jenë gjashtë apo shtatë persona.

Bota

02/12/2016 21:01

(I plotësuar 21:40) – Pas gati dy orë, policia franceze ka arritur t’i lirojë pengjet e mbajtura në një agjenci turistike në Paris.

Lirimi i pengjeve ndodhi rreth orën 21:00 sipas mediave franceze, ndërsa pengmarrësi u largua i armatosur.

Dramë në Paris, situatë pengmarrjeje në agjenci turistike

Sipas Reuters, ngjarja po ndodh në një agjenci turistike, ku aziatikët bëjnë pagesa me para të gatshme.

Kriza e pengjeve po zhvillohet në bulevardin Masena, në pjesën jugore të kryeqytetit francez, në afërsi te Port d’Itali, raporton “Figaro”, transmeton lajmi.net.

“Po zhvillohet intervenimi për shkak të plaçkitjes së armatosur. Veturat nuk duhet të qarkullojnë në këtë zonë”, ka njoftuar policia përmes Twitterit. /Lajmi.net/