Dramatike! Tentoi të arratiset nga salla e gjyqit, bie nga ballkoni me pranga në duar
Ndodhej në sallën e gjyqit, në pritje të vendimit të gjykatës për akuzat që ishin ngritur ndaj tij.
Fun
Por një burrë nuk priti deri në fund dhe tentoi të arratisej, por e pësoi shumë keq.
Christopher Clay Rudd, nga Utah, ndodhej në gjykatën e Spanish Fork.
Me pranga në duar, pasi doli nga salla, ai përfundoi duke rënë nga ballkoni, ndërsa forcat e policisë e neutralizuan menjëherë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa video është publikuar të enjten.
Një zëdhënës i gjykatës, Geoffrey Fattah tha se Rudd theu këmbën, legenin dhe kafkën.
Më 26 prill, Rudd u arrestua për vjedhje, posedim të një arme dhe për drogë. /k.k/noa.al/