Drama më e shtrenjtë nga Netflix rikrijon jetën e Mbretëreshës Elizabeta II
Netflix do japë më se 150 milionë $ për seritë origjinale për Mbretëreshën.
ShowBiz
Seriali që do të quhet ‘The Crown’ do jetë shou televiziv më i shtrenjtë i prodhuar nga Netflix dhe i pari që do xhirohet në Britaninë e Madhe.
‘The Crown’ do ndjekë historinë e jetës së Mbretëreshës në 60 episode me 6 sezona që nga dita e saj e martesës në vitin 1947 e deri më sot, transmeton Lajmi.net.
Claire Foy do të luajë rolin e Mbretëreshës Elizabeta II në dy sezonet e para e më pas Netflix do të duhet të vendosë se a do të ndryshojnë aktoren pasi karakteri do të plaket.
‘The Crown’ është përshkruar si ‘historia e brendshme e dy prej adresave më të famshme në botë – Buckingham Palace dhe 10 Downing Street dhe intrigave, jetës së dashurisë e ngjarjeve që kanë karakterizuar pjesën e dytë të shekullit 20’.
Pritet të fillojë të shfaqet vitin e ardhshëm./Lajmi.net
